Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it rinor të Tiranës (TYJO). TYJO është një grup dinamik i muzikantëve të rinj të talentuar të moshës 15 deri në 28 vjeç, që vazhdimisht ndryshon formacion. U formua me rastin e vitit “Tirana Youth Capital 2022” dhe në qendër të saj janë studentë dhe maturantë të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. Atyre do t’u shtohen muzikantë nga vendet e BE-së dhe Ballkani, duke krijuar një përzierje “shpërthyese” të muzikës jazz. Para çdo koncerti mbahen workshope muzikore, ku pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me njëri-tjetrin dhe të zgjerojnë horizontet e tyre muzikore.

Në kuadër të aktiviteteve të TYJO, u mbajt një koncert të martën, më 11 tetor 2022, në Fakultetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, saksofonisti Dimitris Sarafidis erdhi në Tiranë dhe bashkoi muzikën e tij me meloditë e Orkestrës së Jazzit Rinor të Tiranës.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht...