Art në qeramikë

Eventi: 24 Maj 2022

Ora: 10:00 – 13:00 & 15:00 – 17:00

Vendi: Parku Helen në Liqenin e Farkës, Tiranë

Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Minisitria e Kulturës, Bashkia e Tiranës

Prezantimi: Të zbulojmë mënyra se si pikturohej e zbukurohej dikur qeramika, vazot apo mbajtëset e vogla të parfumeve është një nga takimet më interesante që na prezanton Java e Kulturës Greke përmes artistit Athanasios KATSARAS. Ai do të na kthejë pas në kohë, në Greqinë e Lashtë ku lekithos, shishja e vogël e parfumit tregonte sa i rëndësishëm ishte njeriu që e mbante. Një përvojë e trashëguar brez pas brezi do të na prezantohet nga artisti, në një takim të veçantë në Parkun Helen të liqenit të Farkës. E në kujtim të eventit me siguri edhe ju do të keni një enë të vockël të zbukuruar posaçërisht për parfumin tuaj.

Ftesë: Qeramika dhe vazot janë thuajse të parat sende që arkeologët në botë zbulojnë gjatë gërmimeve të tyre. Mënyra se si ato janë zbukuruar, pikturuar apo trajtuar tregojnë edhe cilës epokë, periudhë apo vendbanimi i takojnë. Lashtësia edhe në zbulimet që bëhen në botën e sotme flet me gjuhën e imazheve që gjejmë pikërisht në këto sende. Arti i zbukurimit të vazove e qeramikës ka qenë e mbetet ende një joshje e madhe për ata që e lakomojnë kulturën e lashtësisë. Artin e zbukurimit të vazove do të na e prezantojë më 24 maj artisti grek Athanasios Katsaras, i cili ashtu sikurse e ka trashëguar nga prindërit e tij dëshiron ta ndajë edhe me ne si përvojë, që kjo kulturë të mos humbasë kurrë. Eja mësoni edhe ju si zbukurohet një vazo a një shishe e vogël në qeramikë. Në fund të takimit do të keni marrë më shumë se një përvojë të mrekullueshme!