Lajme

Për të treguar më të bukurën e çdo kombi, pas Pashkës së bukur që na mblodhi në fund të këtij prilli, një tjetër festë vjen për të na bërë bashkë, javën e fundit të majit. Sepse pranvera këtë vit ka mbërritur si festë. Muzikë, teatër, arte vizuale, filma dhe kuzhinë të mirë. Këto janë vetëm pak nga ato që ofron java e kulturës greke në Shqipëri. 

UrbanAct – Mural Program

Ata kanë qenë edhe më herët në Shqipëri dhe disa prej nesh me siguri i kanë shijuar ngjyrat dhe energjinë e tyre përmes imazheve që ata lënë gjithnjë pas. Emri më i mirë i akuarelit në Shqipëri, artisti Helidon Haliti na i ka prezantuar ne dhe studentëve të tij në Akademinë e Arteve artin e tyre, një përpjekje artistike që kontribuon në afrimin e dy kulturave dhe zhvillimin. UrbanAct këtë herë mbërrijnë sërish për të lënë gjurmët e tyre...

Symphonic Rebetico

Një orkestër simfonike që u duartokit, teksa performonte virtualisht kur e gjithë bota e shijonte artin nga shtëpia. Instrumentistët grekë, në kohën më të ashpër të Coronavirusit bënë bashkë 54 muzikantë nga 11 vende të botës për të performuar live në emër të jetës. Disa prej këtyre muzikantëve do t’ia shijojmë magjinë e muzikës edhe në Tiranë më 23 maj 2022 në ora 20:30 në Sheshi Skënderbej, Tiranë. Ambasada Greke i ka sjellë edhe më herët në Shqipëri këto muzikantë....

Stelios Kerasidis në piano

Imagjinoni një vend të trashëgimisë botërore, një vend antik, një qytetërim gati gjashtëmijëvjeçar dhe një piano vendosur në një zonë shkëmbore ku kaltërsia e detit pushton pamjen po aq sa edhe qielli blu. Në piano është një djalë 9-vjeçar që shijon fuqinë e natyrës, të trashëguar që nga shekulli i gjashtë para Krishtit, një peisazh fantastik. Kjo është panorama e dhjetë sekondave të para kur ulesh të dëgjosh e të shijosh krijimin e Stelios Kerasidis, një djali që ka...