Shijoni rrugëtimin tepër të bukur të pianistit dhe kompozitorit të ri të shumëvlerësuar Stelios Kerasidis, siç shihet në video DRITA + E VËRTETA, që është bashkëprodhim nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Ministria Shqiptare e Kulturës, me rastin e Javës së Kulturës Greke në Shqipëri:
Përpara nesh, në çdo hap e të voglit Stelios, shpalosen teatro të lashtë dhe fshatra të minoritetit etnik grek, kisha, kështjella, sheshe dhe peizazhe imponuese, që të lënë pa frymë me bukurinë unike dhe historinë e tyre që humbet në thellësinë e shekujve…



Stelios lidh në mënyrë harmonike instrumentet tradicionale (klarinetë) me ato klasike (piano, violonçel). Kështu, me sytë e një fëmije, çdo plan vihet në pah me mjeshtëri, në mënyrë të tillë që në disa momente kujton se hapësira dhe koha zgjerohen, si bëhen një, e tashmja dhe e kaluara.


