Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht 2022
Gara e vrapit që pëlqyet vjen për të tretin vit në një zonë me bukuri unike natyrore! Ju ftojmë të bashkoheni në një festë që është përqafuar nga komuniteti lokal dhe kanë adhuruar vizitorët! Përmes dy itinerareve 12 dhe 6 kilometra, por edhe me një itinerar prej një kilometër për miqtë tanë të vegjël, do të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme duke vrapuar në fshatrat e Bashkisë së Dropullit!
Këtë vit, DEROPOLI RUN rikthehet fuqishëm me ide të reja, për t’i dhënë edhe një herë një frymë të veçantë zonës së bukur të Dropullit! Synimi i të gjithëve është që Dropulli Run të fluturojë edhe më tej, si Kali i Qyqes, ekzistenca e të cilit është kërcënuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve për ta shpëtuar.
Ekipi i DEROPOLI RUN, me mbështetjen e Bashkisë Dropull dhe Pogon dhe nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri dhe Konsullatës Greke në Gjirokastër, ju garanton një eksperiencë unike! Ejani vraponi dhe shijoni natyrën!
Informacion rreth garës:
Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run do të zhvillohet të dielën, më 14 gusht dhe përfshin garat prej 12 km, 6 km dhe 1 km:
Deropolis Race 12 km
Ora e nisjes: 07:45
Run & Fun 6 km
Ora e nisjes: 08:15
Junior race 1 km
Ora e nisjes: 10:30
Regjistrimet: http://aoderopoli.com/el/eggrafes/
Tarifa e pjesëmarrjes: 5 €


