FESTIVALI I 2-të NDËRKOMBËTAR I FILMIT TË SHKURTËR

9-12 gusht, Dropull

Pas edicionit të parë që u zhvillua vjet dhe pati sukses, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër të Dropullit (DIFF) do të jetë sërish pranë nesh nga data 9 deri më 12 gusht 2022. Katër ditë të mbushura me shfaqje të filmave të rinj më të mire të shkurtër nga Greqia dhe Shqipëria do t’i ofrojnë publikut një përvojë unike kinematografike.

Në kuadër të DIFF prezantohen filmat e rinj më të mirë nga Greqia dhe Shqipëria, si një urë miqësie, kulture dhe dialogu kinematografik mes dy vendeve. Qëllimi i festivalit është bashkëpunimi i ngushtë kulturor midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe promovimi i vlerave, kulturës dhe traditës së zonës së Dropullit.

Nisja e festivalit do të bëhet në një vend me bukuri unike, në Amfiteatrin e Adrianopojës në Sofratikë. Pika ku bashkohen rrugët që të çojnë në Gjirokastër, Sarandë dhe Janinë në Greqi, përbën vendin ideal për tu takuar arti i kinemasë me historinë e zonës. Festivali do të vazhdojë gjatë ditëve të tjera në Goranxhi dhe Dervician.

Festivali përbën një përvojë më të gjerë kulturore për banorët dhe vizitorët vendas. Krahas shfaqjeve të filmave do të ketë një sërë aktivitetesh si:

 – ANIMADROPULL: Një workshop që do të njohë fëmijët dhe të rinjtë e zonës me teknikën e krijimit të filmave të animuar me plastelinë.

 – POLIFONIA: Një workshqop që do t’i njohë fëmijët në mënyrë argëtuese me magjinë e muzikës polifonike, e cila është kryevepër e trashëgimisë popullore të zonës.

 – RICIKLUES TË VEGJËL apo si të krijojmë vepra arti duke ricikluar materiale të ndryshme.

 – Ekspozitë fotografike me temë “Vendi im, përmes syve të fëmijëve”, me pjesëmarrjen e fëmijëve të të gjitha moshave nga shkollat ​​e bashkisë Dropull dhe Finiq. Një aktivitet që synon të njohë fëmijët me historinë e zonës përmes fotografisë.

– “Pikturojmë së bashku me piktorin”: Fëmijët pikturojnë nën drejtimin e piktorit të njohur dhe krijuesit të qindra emisioneve për fëmijë, Kostas Zongas.

– “Kuarteti Klasik” do ta zbukuroi Festivalin me koncerte në mjedise të ndryshme.

Nisja: E martë, 9 gusht 2022

Amfiteatri i Adrianopojës në Sofratikë

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...