E njohur për një interpretim energjik dhe pasionant, “Galan Trio” ka një aktivitet të gjerë artistik në Greqi dhe jashtë saj. E fokusuar në promovimin e veprave bashkëkohore, Galan Trio koncerton me programe mjaft origjinale, më e fundit “Kinesis”, një projekt mbështetur në kompozimet e pesë kompozitorëve të njohur amerikanë mbi këtë temë. Ky bashkëpunim i sukseshëm u shfaq në 2021 në salla të ndryshme të pesë universiteteve në Amerikën e Jugut. Në Korrik 2016, Trio koncertoi në Gulangyu-Kinë në dedikimin “Inspirime Greke” në Kinë, duke qënë të parët që prezantonin muzikën greke atje. Në 2017 lançuan albumin “Switch”, një miks muzikal kulturash me vepra të kompozuara dhe të dedikuara Galan Trios nga Thomas Bramel (U.S.A), David Haladjian (Armenia), Vincent Kennedy (Ireland), Vasco Pereira (Portugal), Harald Weiss (Germany), and Nikos Xanthoulis (Greece). Prezantimi i albumit në Sallën Megaron në Athinë, në Dhjetor 2016, u brohorit nga kritika dhe u transmetua në radio në Greqi, Yvicër, Shtetet e Bashkuara, Portugali, Gjermani dhe Armeni. Në 2019 Trio rregjistroi muzikën kompozuar për dokumentrain “Y1”: Heshtja e thellësisë, e drejtuar nga Philippos Vardakas.
Kanë bashkëpunuar me shumë kompozitorë si D. Brosse, I. Vorobyov, Y. Vassilandonakis, P. Richards, A. Aharonian, M. Gendelman, S Robbins, dhe N. Demos. Gjithashtu, Botimet Schott publikuan “Secret Dancing” kompozuar nga Harald Weiss me dedikim Trios. Ata gjithashtu kanë koncertuar me A. Gravas, mexo-soprano dhe flautisten J. Quinones, në salla dhe aktivitete të rëndësishme. Në Dhjetor 2016 Trio Galan koncertoi premierën e projektit të titulluar “Ararat” në Muzeun Arkeologjik të Athinës, e më pas ai do të prezantohej në vende të ndryshme.
Gjithçka filloi katër vjet më parë, kur Trio Galan porositi gjashtë pjesë nga gjashtë kompozitorë nga vende të ndryshme. Ky koleksioni i pjesëve çoi në Regjjistrimin e albumit debutues të Trios Galan, “Switch”, I cili do të prezantohej në një koncert në Sallën e Koncerteve Megaron të Athinës. Menjëherë pas kësaj, anëtarët e Galan Trio dolën me një ide magjepsëse- të porosisnin një kompozim të përbashkët nga të gjashtë kompozitorët posaçërisht për këtë koncert. Megjithatë, kjo detyrë dukej mjaft e vështirë pasi ne, kompozitorët nuk njiheshin personalisht, po ashtu stili i ndryshëm kompozicional i secilit nuk mund të siguronte rezultatin më të mirë të mundshëm. Na nevojitej një ide e përbashkët, një temë që të na bashkonte. Më erdhi ideja e një pjesë tematike, “Gjashtë perspektivat e malit Ararat”, temë mbi të cilën secili kompozitori do të kompozonte një variacion. Kjo pjesë ishte frymëzimi aktual për projektin tonë të ardhshëm të madh. Është interesante të theksohet se, në armenisht, çdo komponent i fjalës “Ararat” ka një kuptim. Pasi diskutuam në hollësi këtë projekt, vendosëm që secili prej nesh të krijonte pjesën e tij mbi bazën e fjalës Ararat. Kështu lindi ideja e “Ararat” që do të prezantohet në Festivalin e Durrësit.

