Java e filmit grek

11-13 KORRIK

Lulishtja e Kryeministrisë, ora 20:00

Kinema verore! Një zakon i preferuar, element i pandarë i verës në Greqi, vjen në lulishtën e Kryeministrisë, me tre filma të mrekullueshëm grekë, nga data 11 deri më 13 korrik!

● Apples

● Tailor

● The Enigma of Keros

Në greqisht, me titra shqip dhe anglisht.

Ju presim të gjithëve për të shijuar së bashku Javën e Filmit Grek në Tiranë!


Apples

Mes një pandemie mbarëbotërore që shkakton amnezi të papritur, Aris, një burrë i moshës së mesme e gjen veten të regjistruar në një program rikuperimi të krijuar për të ndihmuar pacientët e padeklaruar të ndërtojnë identitete të reja.

Tailor

Jeta e një rrobaqepësi kostumesh vështirësohet ndërkohë që tendencat në modën e meshkujve ndryshojnë dita ditës. Kur banka kërcënon t’i marrë dyqanin dhe babai i tij sëmuret, ai krijon një rrobaqepësi lëvizëse me rrota dhe fillon të qepë fustane nuserie.

The Enigma of Keros

Një film dokumentar për ishullin Keros në Greqi. Një ishull i pabanuar në ditët e sotme, por që ka qënë vendi i shenjtërores më të hershme detare në botë në epokën e bronzit të hershëm dhe një ëndërr e lulëzuar për prodhimin e metaleve, duke ofruar shumë dëshmi për të gjitha zhvillimet thelbësore të arkitekturës botërore.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...