Java e kulturës greke

Eventet e kulturës: 23 – 29 Maj 2022

Takimet: Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë, Finiq, Dropull

Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Minisitria e Kulturës

Prezantimi: Shënoni në kalendarin e eventeve tuaja, javën 23 – 29 maj sepse Greqia do t’ju mahnisë me fuqinë e artit dhe kulturës që mbart si trashëgimi. Në Tiranë, Shkodër e Korçë, nga skenat moderne, e deri tek parqet antike, si në Apolloni apo Parkun Helen në Farkë, mbërrijnë artistë e profesionistë nga Greqia. Shijoni eksperiencën fantastike të kulturës antike që mbërrin deri në Greqinë e sotme me artistët bashkëkohorë si Stelios Kerasidis, Symphonic Rebetico, Thanassis Katsaras, The Myth of Amazons, Choir of Thessaloniki apo Urban Act që do të udhëtojnë deri në Finiq e Dropull,

Ftesa: A jeni gati të festoni nën tingujt e muzikës greke apo të shijoni metodat antike të vizatimit të qeramikës? Nga magjia e teatrit grek e deri te shijet e mrekullueshme të kuzhinës së pasur greke, java e fundit e muajit maj ua premton të gjitha këto. Kjo festë nis me muzikë dhe mbyllet me Tiranathlon, garën sportive me tre disiplina, frymezuar nga vendi ku lindën Lojërat Olimpike. Zbuloni Greqinë e sotme përmes kulturës, eja edhe ti në këtë festë!