Eventi: 24 Maj 2022
Ora: 19:00
Vendi: Teatri Andon Zako Çajupi, Korçë
Titulli i filmit: “Apples”
Eventi: 25 Maj 2022
Ora: 19:00
Vendi: Teatri Andon Zako Çajupi, Korçë
Titulli i filmit: “Tailor”
Eventi: 26 Maj 2022
Ora: 19:00
Vendi: Teatri Andon Zako Çajupi, Korçë
Titulli i filmit: “The Enigma of Keros”
Eventi: 27 Maj 2022
Ora: 20:00
Vendi: Kinemaja e vjetër, Gjirokastër
Titulli i filmit: “Tailor”
Eventi: 27 Maj 2022
Ora: 21:00
Vendi: Parku Helen, Liqeni i Farkës
Titulli i filmit: “Tailor”
Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Minisitria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Konsullata Greke në Korçë e Gjirokastër
Prezantimi: Katër filma grekë prezantohen për publikun shqiptar sipas kalendarit të secilit qytet. Produksionet kinematografike si: “Apples”, “Tailor” dhe “The enigma of Keros”, të gjitha filma të realizuar vitet e fundit dhe pjesë e programeve artistike të festivaleve më të njohur për ekranin e madh mbërrijnë edhe në vendin tonë, për të dialoguar me artin e shtatë që realizohet sot në Shqipëri, si dhe për t’u njohur me kinemanë moderne greke.


Ftesë: Si pjesë e magjisë së kinemasë, Greqia sjell këtë javë kushtuar kulturës që vjen nga vendi fqinj, filma si “Apples” krijuar së fundmi në vitin 2020 e që premierën e kishte në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi “Raftis” paraqet me një mënyrë sa të ëmbël aq edhe të hidhur, dramën njerëzore të protagonistit i cili për të mbijetuar detyrohet të rimodelojë edhe veten bashkë me biznesin. Pak më ndryshe mund të konsiderohet produksioni i katërt që do të prezantohet në këtë event dedikuar kinemasë greke. Sepse ai është i zhanrit dokumentar dhe diçka mund të zbuloni nga titulli “The enigma of Keros”.