Kleoniki Demiri në MIK Festival – “Gjithçka do të shkojë mirë!”
Kleoniki Demiri vjen në Korçë më 30 korrik, si sponsor i optimizmit në kuadër të MIK Festival me programin më të gëzuar të vitit!
Pas një sërë shfaqjesh të suksesshme gjatë viteve të fundit në Greqi dhe jashtë saj (Paris, Montreal, Bruksel, Firence, Tiranë, Aman, Shkup etj.) dhe publikimit të suksesshëm të albumit të saj “Receta Magjike” si dhe këngëve të saj “Një parti në shesh”, “Përgjithmonë verë” dhe “Eja të shkojmë diku tjetër”, Kleoniki Demiri ka përgatitur një program të këndshëm me këngët e saj më të preferuara! Do të dëgjojmë këngë që na bejne te udhëtojmë, na japin gëzim dhe ndjesi që na kanë privuar vështirësitë e jetës dhe do të na lejojnë të ëndërrojmë. Kështu me një zhytje në optimizëm, në shpresë dhe në ëndrra, së bashku me këngën e saj ” Gjithçka do të shkojë mirë !”, do të vazhdojmë të këndojmë me shpirt këngët e preferuara të kompozitorëve grekë por edhe këngë nga Mesdheu dhe Amerika Latine. Duke filluar me këngët e preferuara greke “Mi milas alo gia agapi”, “Dromi palii “, “Varka sto gialo”, “Haramata i ora tris”, “Vira tis agires”, “Ena filaki ine ligo”, “Jasu hara su Venetia” etj rrugëtimi muzikor vazhdon me tarantelat e Italisë së Poshtme për të përfunduar në Argjentinë me “Mi Buenos Aires Querido” dhe në Meksikë me “Luz de Luna”!
Ejani të shijojmë së bashku “Recetën Magjike” të Kleonikis Demirit, e cila do të na përcjellë me pasion dhe dashuri gëzimin e jetës!

