Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të brezit të ri, vjen për herë të parë në Shqipëri, për një performancë unike. Festivali i preferuar i birrës në Korçë do të mbyllet të shtunën më 20 gusht me këngët e artistit Grek që premton të emocionojë publikun!

Një nga këngëtarët më të njohur grekë, Konstantinos Argyros ka në repertorin e tij hite të mëdha me këngë që zënë pozicionet e para në trendet e platformave muzikore. Ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe këngëtare grekë dhe sa herë që i jepet mundësia shfaqet me koncerte jashtë vendit. Repertori i tij mund të emocionojë audiencën rinore, por në të njëjtën kohë mbulon të gjitha shijet muzikore me interpretime laike të këngëve të tij apo këngëve të preferuara të interpretuesve të tjerë grekë.

Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë mbështesin kulturën dhe me kënaqësi ndihmojnë në organizimin e kësaj mbrëmje unike muzikore që do t’i ofrojë publikut kënaqësinë për të shijuar edhe një herë këngët e preferuara greke nga një artist i ri e i veçantë.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht...