Eventi: 28 Maj 2022
Ora: 20:00
Vendi: Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë
Organizatorët: Konsullata e Greqisë në Korçë, Minisitria e Kulturës, Amabasada Greke
Prezantimi: Mixed Choir of Thessaloniki është një grupim muzikantësh ku bashkë bëhen zëra fantastikë të ngjyrave dhe tonaliteve të ndryshme. Janë rreth 50 artistë grekë, pjesë e këtij kori artistik e tejet unik, disa prej të cilëve do të kemi mundësi t’i shijojmë në Korçë. Nga studentët që sapo kanë nisur rrugën drejt skenës e deri te këngëtarët lirikë me më shumë përvojë, ky kor i krijuar në Thessaloniki ka vetëm një pakt me publikun, cilësinë në performancë. E pikërisht për shkak të interpretimeve fantastike, po aq sa edhe për repertorin e zgjedhur me kujdes për çdo dalje publike, Mixed Choir of Thessaloniki është një nga më të vlerësuarit dhe më të duartrokiturit. Koncertet e tyre janë të shumta në Europë, po aq sa edhe bashkëpunimet me orkestrat më të mëdha në botë.


Ftesë: Nga teatrot më antikë, tek ato më modernët e Europës, nëse jehojnë zërat e Mixed Choir of Thessaloniki vështirë të mos dëgjosh edhe duartrokitjet që vijnë më pas. Këtë Javë të Kulturës Greke, grupimi i këtyre këngëtarëve lirikë do të mbërrijë edhe në vendin tonë për të na rrëfyer një pjesë të kulturës që ato marrin me vete për t’ia prezantuar botës në koncerte si ky. I drejtuar artistikisht nga një prej dirigjenteve më të njohura greke, Mary Konstantinidou, që është njëkohësisht edhe themeluesja e Mixed Choir of Thessaloniki. Artistët do të ngjiten në teatrin “Çajupi” të Korçës me të njëjtin mision, që kanë që prej vitit 1987 kur edhe u krijua Mixed Choir of Thessaloniki. Në 20:00, në qytetin e serenatave, shijoni kulturën greke.