Art në qeramikë

Rëndësia e një parfumi ka mbetur i njëjti që nga kohët e lashta deri në ditët e sotme. Të gjithë që nga popujt e lashtë e deri te të rinjtë e ditëve të sotme e konsiderojnë atë si diçka të bukur për shkak të aromës tërheqëse. Në kultura të ndryshme pastërtia ishte e rëndësishme, por të mbaje një aromë të këndshme konsiderohej diçka e bukur edhe për perënditë. Për shkak se parfumi ishte një substancë e çmuar dhe e kushtueshme, zakonisht ishte vetëm për të pasurit dhe shpejt u përhap në të gjithë botën antike. Mbretërit dhe klerikët kishin më shumë gjasa të përdornin aromën, një tendencë që u përhap shpejt në Egjiptin e lashtë, Romë, Greqi dhe gjetkë. Në Greqinë e Lashtë, një person që ishte shumë i varfër për të përballuar parfumin maksimumi i pikturohej një shishe parfumi në arkivolin e tyre, si një haraç për perënditë. Pra, mund të mos kishe parfum, por në fund të jetës një shishe e zbukuruar parfumi ishte një përshëndetje për perënditë. Shishe të tilla të zbukuruara, të pikturuara apo të gdhendura me shumë dashuri sot janë shpërndarë në të gjithë botën, në muze që tregojnë për lashtësinë dhe për një traditë të bukur të artit të zbukurimit të këtyre shisheve të vockla që nga greqishtja mund t’i quajmë lekithos.

Zakonisht që nga epoka e klasicizmit ato zbukurohen në bardh e zi ose duke kombinuar ngjyrën e bardhë me atë të kuqe. Por, për detaje të tilla, teknika dhe padiskutim edhe ndonjë sekret të vogël të zbukurimit, në Tiranë vjen një nga artistët më të njohur të kësaj tradite të vjetër. Athanasios Katsaras do të na tregojë se si vizatohet një lekithos emblematik me ngjyra të kuqe apo bufi dhe gjethet e ullirit që janë motive të lidhura me qytetin e Athinës dhe perëndeshën e saj mbrojtëse. Athanasios Katsaras premton se do të na mësojë fillimisht historinë e qeramikës që nga parahistoria e pastaj detajet e zbukurimit të vazos apo qeramikës. Në fund secili prej atyre që do të guxojnë bashkë me të, të zbukurojnë një enë, do të largohen nga takimi jo vetëm me shijen e mirë që na lë një takim i tillë, por edhe me një dhuratë me vete.

Ndaj kjo ftesë është jo vetëm për të zbuluar një histori suksesi si ajo e artistit Athanasios Katsaras që e ka trashëguar nga familja artin e zbukurimit të qeramikës dhe vazove, apo historinë e suksesit të një tradite që ende është e bukur dhe tërheqëse, por edhe për të marrë dhuratën tuaj, një dhuratë që vlen si një eksperiencë që duhet shijuar një herë në jetë. Në Parkun Helen të liqenit të Farkës, eja në 24 maj! Mund të mos kenë të gjithë parfum, por të gjithë duket të kenë një lekithos, apo jo?

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...