Java e kulturës greke

Për të treguar më të bukurën e çdo kombi, pas Pashkës së bukur që na mblodhi në fund të këtij prilli, një tjetër festë vjen për të na bërë bashkë, javën e fundit të majit. Sepse pranvera këtë vit ka mbërritur si festë. Muzik, teatër, arte vizuale, filma dhe kuzhinë të mirë. Këto janë vetëm pak nga ato që ofron java e kulturës greke në Shqipëri. Nga e hëna e 23 majit e deri të dielën 29 maj, kjo javë do të jehojë përmes tingujve, shijeve dhe pasdiskutim traditave të gëzueshme greke.

23 maj: Njihuni me artistë si Stelios Kerasidis, djali 9-vjeçar që njihet si Prodigy në piano, një talent i vërtetë që jo vetëm luan në piano, por edhe krijon. Kerasidis i mirenjohur tanimë nga e gjithë bota do të sjellë në Tiranë përmes tastierës pianistike mesazhin e kësaj jave të kulturës, për të qenë bashkë dhe jo të ndarë, sikurse na tha edhe përmes himnit të fundit që ai ka krijuar kundër luftës në Ukrainë. Sepse muzika është gjuha e shpirtit njerëzor dhe këtë do të mund ta ndieni në Sheshin Skenderbej në ora 20:10.Per here te pare, performohet ne Tirane, Symphonic Rebetiko e cila u duartrokit virtualisht kur e gjithë bota e shijonte artin detyrimisht nga shtëpia. Instrumentistët grekë, në kohën më të ashpër të Coronavirusit bënë bashkë 54 muzikantë nga 11 vende të botës për të performuar live në emër të jetës. Disa prej këtyre muzikantëve do t’ua shijojmë magjinë e muzikës edhe në Tiranë më 23 maj 2022 në ora 20:30 në Sheshin Skenderbej. Ne te njejten dite nje tjeter feste do te zhvillohet në Dropull e Finiq, ku një grup artistësh të rinj, URBAN ACT do t’i japin jetë dhe ngjyra këtyre viseve me anë të artit të rrugës GRAFFITI.

24 maj: Dita e dytë e festës i lë vendin artistit Thanassis Katsaras që vjen në Shqipëri për t’ju rrëfyer një eksperiencë fantastike! Me artin e zbukurimit të qeramikave, një trashëgimi nga babai që pikturonte në vazo dhe nëna që punonte me qeramikën, ky artist do të na tregojë se si pikturohej në antikitet edhe një shishe e vogël parfumi, histori të përshkruara shpesh në libra e filma. Për këtë event është zgjedhur që të takohemi me artistin në Parkun Helen në Farkë në orën 10.00.

25 maj: Në ditën e katër të javës së kulturës greke, në ora 18:30 ne Apolloni ne Fier do të presim Mitin e Amazonave, një trupë horoteatrale greke, që nuk sjell vetëm teatër, por e ndërthur atë me magjinë e kërcimit. Ndryshe nuk do të quheshin Miti i Amazonave. Apo jo? Kuzhinën greke do të mund ta shijojnë të parët ata që do të jenë në Shkodër gjatë kësaj jave. Pasi në datën 25 maj 2022 nisur nga ora 17.00 e pasdites e deri 20.00 në mbrëmje në receta të shumta që vijnë nga kjo kulturë gatimi do të mund të shërbehen në pedonalen e njohur të këtij qyteti.

26 maj: Këto receta do të mbërrijnë edhe në kryeqytet më 26 maj. nisur nga ora 17.00 e pasdites e deri 20.00 në mbrëmje te Pazari i Ri. Ju ftojme të gjithëve të shijoni kuzhinën greke. Po ne Tiranë, do të vijë Miti i Amazonave, si një trupë që performon dance-teatër. në ora 20:30, ne Liqenin e Tiranes.

27 Maj: Parku Helen në Farkë do të shndërrohet në 27 maj, që nga ora 10.30, në gëzim për fëmijët që i duan ngjyrat, artin vizual apo krijimet me xhaxhi piktorin në krye Kosta Zhonga. Të vegjlit me siguri do të gjejnë frymëzimin pranë Liqenit të Farkës, apo pamjes së Malit të Dajtit prej aty. Farka do ta vijojë festën për të vegjlit me ekspoziten e piktures per femije (17. 30 ) duke u permbyllur prigrami me një piano-koncert ne oren 19:00, ku kryefjala janë fëmijët.

28 maj: Kori i Thessalonikit (Mixed Choir of Thesaloniki), i njohur ndryshe edhe si Interbalkan Choir, vjen për një tjetër lloj magjie që na ofron muzika. Ky kor do të ngjitet në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë për një koncert tejet unik në ora 20.00.

29 maj: Të gjithë e dinë se Lojërat Olimpike, u frymëzuan nga aktivietetet në Olimp të Greqisë. Në kohët e sotme, shumë afër Greqisë, Tirana mirëpret një përvojë disi më moderne sportive, triathlonin, një garë me tri disiplina ‘olimpike’: notin, çiklizmin dhe vrapin. Gara nis në 08.00 dhe vendi ku do të mirëpritet ky kompeticion është në Farkë, jo vetëm për ujërat e pastra dhe gjithë natyrën mikrpitëse për sportistët, por edhe për të manifestuar në natyrë bukurinë e jetës përmes triumfuesëve!

Kinema: Nuk harrojmë t’ju ftojmë më 24 maj, te ndiqni filmin Eytyxia dhe ne daten 27 maj, filmin “Raftis” ora 20.00, tek Parku Henen ne Liqenin e Farkes ne Tirane.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...