130 vjet më parë njerëzit ëndërronin për artin e shtatë. Filmat dhe kinemaja ishin thjesht një ëndërr. Sot, kur filmat janë një realitet i prekshëm, i arritshëm për të gjithë, kinemaja ruan ende hijeshinë e saj dhe takimi i parë në një kinema mbetet një kujtim romantik.
Ky art që nisi si një zbulim teknik shënoi kulturën e shekullit të 20-të, eci dhe evoluoi me të dhe u bë një mjet argëtimi, edukimi dhe komunikimi. Kinemaja greke monitoron dhe shpeshherë bashkëformon zhvillimet në skenën ndërkombëtare të filmit, siç dëshmohet nga dallimet e shumta të krijuesve grekë. Filmat që ofrojmë për publikun shqiptar i përkasin ajkes së prodhimit më të fundit filmik. Janë filma që kanë fituar jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësimet e kritikës ndërkombëtare në festivalet ku janë shfaqur.
Filmi “Mollët” përshkruan një pandemi globale që shkakton amnezi të papritur dhe përpjekjet e protagonistit për të “mësuar” të jetojë përsëri. Një dramë bashkëkohore që flet për kujtesën, identitetin, mënyrën se si një shoqëri mund të përballojë një epidemi të pakthyeshme përmes historisë së vetë-zbulimit të një personi.
Kur rrobaqepësia e babait të tij është në prag të falimentimit dhe banka kërkon ta konfiskojë, heroi i filmit “Raftis” fillon një përpjekje të mrekullueshme për të ruajtur atë trashëgimi qe I ati i le si dëshirën e tij te fundit. Së bashku me riprojektimin e biznesit, ai do të riprojektoje edhe jetën e tij. Nëpërmjet situatave komike, ky film përcjell pozitivitetin që mund ta gjeni pa filtra edhe në ekranin e madh.
“Enigma e Keros” është një dokumentar që do t’ju çojë në Cyclades për gati një orë dhe do t’ju mbajë të zhytur në misteret që ofrojnë vendet antike, plot legjenda, mite, perëndi dhe kulturë greke.
Nëpërmjet këtyre filmave ju ftojmë të shijoni magjinë e kinemasë dhe të zbuloni prodhimin bashkëkohor të kinematografise greke.

