Kori i përzier i Selanikut

Nga muzika e rilindjes te ajo klasikja, romantike apo kontemporane, interpretime në opera apo në kishat bizantine me muzikën greke, të gjitha i gjeni të realizuara nga një kor artistik i krijuar 35 vite më parë në Selanik. Mary Konstantinidou e themeloi dhe e dirigjon ende sot me synimin që të rinjtë të mësojnë nga përvoja dhe kultura që trashëgohet edhe përmes muzikës. Janë rreth 50 artistë nga mosha 20-40 vjeç që bëhen bashkë në “Mixed Choir of Thessaloniki” për të rrugëtuar me fuqinë dhe lakimin e zërave në të gjithë botën.

Janë përfaqësuesit e denjë të muzikës greke e të tingujve fantastikë që vijnë nga kjo kulturë muzikore. Sepse janë duartrokitur në Athinë, Romë, Pragë, Budapest, Vjenë, Spanjë, Londër e kudo ku kanë interpretuar.

“Mixed Choir of Thessaloniki”, fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, do të vijë edhe në Shqipëri për të na prezantuar një pjesë të repertorit të pasur të interpretimeve. Shkojnë në qytetin e serenatave dhe qytetin që e ka duartokitur gjithnjë muzikën e vendit fqinj. Greqia përmes muzikës, është edhe motoja e koncertit që do të mbajnë artistët e “Mixed Choir of Thessaloniki” në teatrin “Çajupi” në Korçë. Takimin për të shijuar muzikën që rrjedh nga himnet bizantine e deri te këngët më tradicionale greke shënojeni në kalendarin tuaj, më 28 maj 2022, në ora 20:00. Nuk do të mungojë në këtë koncert as muzika kontemporane që vjen nga kompozitorët e Greqisë së sotme, asaj modernes, që do të trashëgohen nga brezat e ardhshëm.

Mary Konstantinidou është po ashtu një motiv për t’u bërë pjesë e koncertit. Një nga drejtueset dhe mbështetëset e zërave të rinj, frymëzuese e disa brezave artistësh, po aq sa edhe drejtuesja e tyre artistike, Mary Konstantinidou është një emër i njohur në skenat europiane dhe ky koncert në Korçë është një mundësi e artë edhe për kuptuar pasionin për muzikën e mirë dhe artistët e dedikuar.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...