Kuzhina greke

Me siguri, një nga pjatat e para që porosisni kur uleni në një restorant është sallata greke. Ajo nuk mungon as në tryezat e shtëpive shqiptare, sepse bashkë na lidhin shumë receta. Për shkak të jetës që duket sikur e ndërtojmë njëlloj, për shkak të pasurive të shumta natyrore dhe diellit që rreh dy shtetet tona, edhe zakonet apo mënyra e të ushqyerit ka shumë ngjashmëri. Është e vështirë të mos njohësh gjirot, petullat, trahananë apo vajin e ullirit e të tjera pasuri të produkteve greke që i gjen edhe në Shqipëri. Kuzhina greke e ka përhapur ndikimin në të gjithë Evropën prej kohësh. Njihet ashtu sikurse edhe Shqipëria si një nga vendet ku mund të gjesh ushqimet më të mira në botë! Perimet e freskëta, peshqit dhe prodhimet e detit luajnë një rol të rëndësishëm në gatim kryesisht për shkak të vijës së gjatë bregdetare. Mishi trajtohet si më pak i njohur, me përjashtim të qengjit. E kështu ka qenë ndër vite. Tradita e pritjes së miqve me bollëk, edhe atëherë kur familjet nuk kanë pasur shumëçka është e përbashkët në të dyja vendet. Ndaj edhe “kuzhina e varfër” e trevave tona ka shumë receta të ngjashme.

Në Javën e Kulturës Greke në Shqipëri zgjodhëm që në eventin kushtuar gastronomisë të kishim receta tradicionale që ndër vite mund të kenë pësuar ndryshime në dy shtetet tona, por mbeten ende shije që i lakmojmë përtej viteve. Për shembull, disa prej atyre që ishin të zakonshme në rajonet e Epirit dhe Shqipërisë dhe të tjera që nuk i kishin kaluar kufijtë e dy krahinave do t’i sjellim në pedonalen më të bukur të vendit, në Shkodër e në Pazarin e Ri në Tiranë. Nga pjesëmarrësit presim përshtypjet pasi të shijojnë qumështorin, zimaropitan, spetsofai apo petullat. Por, nga këto takime s’do të mund t’i shpëtoni dëshirës për të zbuluar ndonjë recetë të trashëguar nga gjyshet apo të rrëfeni ndonjë kujtim nga tavolina e shtruar në familjen tuaj. Sepse shijet që serviren në pjata na thërrasin gjithmonë disa kujtime!

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...