Miti i Amazonave

Amazona është një simbol – një simbol i pavarësisë femërore, një model roli, e fortë dhe e bukur. Kështu mendojmë sa herë përmendet ndonjë legjendë në lidhej me to. Për burrat imagjinata shkon menjëherë te bukuria dhe atraktivitetit me të cilën këto luftëtare të antikitetit janë përshkruan në letërsi, teatër e kinema. Për shekuj me radhë, legjendat e grave dhe vajzave të Amazonës u mbushën me të gjitha llojet e trillimeve, u zbukuruan shumë dhe Amazonat u bënë heroinat e shumë veprave të artit visual dhe letërsisë, më pas edhe teatrit e kinemasë.

Për herë të parë, informacionet për luftëtaret femra, të quajtura më vonë Amazona, u shfaqën nga historianët e lashtë grekë (helenë). Me sa duket, bota e lashtë e sapolindur, e krijuar dhe e zgjeruar nga grekët e lashtë, fillimisht ra në kontakt dhe më pas u përplas me botën e largimit të matriarkatit, ku sundonin gratë. Dhe kjo botë i mahniti aq shumë grekët e lashtë sa u pasqyrua në mitologjinë, legjendat dhe përrallat e tyre.

Sot, mbërrin në vendin tonë grupi horoteatral ART me shfaqjen “Miti i Amazoneve” si pjesë e kulturës magjike të cilën duket se e ruajnë bukur edhe për Amazanonet nga kultura greke  Artistët e këtij grupi do të performojnë dance teatër duke e treguar legjendën e tyre me gjuhën e trupit. Legjenda që do të rrëfejnë ato është ajo e marrë nga mitet e Herkulit i cili rrembeu brezin e Ippolitit (sfida e 6-te e Herkulit) dhe Akilit, ku Pensenthilia lufton me Akilin dhe pasi mundet nga ky i fundit sërish joshet nga bukuria e kësaj vajze.

Këto ngjarje mitike do të ngjiten në skena natyrale, në amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në Apolloni si një mënyrë që gjithë shija e antitkitetit të jetë sa më e pranishme në këtë dance teatër ku dy gjinitë sjellin joshjen dhe bukuritë e Amazonave.  Skenografia dhe koreografia mbart emrin e një prej koreografeve më të njohura në Greqi, Artemis Ignatiou. Kjo shfaqje e bukur vjen e kuruar edhe në elementë të tjerë oorigjinale: muzika e cila eshte krijuar enkas per ten ga Miran Tsalikan ndersa Alexandros Kombogiorgas krijoi kostumet teper te vecanta.

Tejet unike do t’i gjeni të gjitha amazonat e kësaj turpe teatrale, që do t’ju çojë në të tjera kohëra dhe shije artistike. Miti i Amazonev që kanë udhëtuar kudo në botë me këtë performancë dhe ka siguruar duartokitjet e publikut, tanimë ka mundësine t’ua prezantoj magjinë e legjendave mitike edhe Shqiperise në Javën e Kulturës Greke.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...