Stelios Kerasidis në piano

Imagjinoni një vend të trashëgimisë botërore, një vend antik, një qytetërim gati gjashtëmijëvjeçar dhe një piano vendosur në një zonë shkëmbore ku kaltërsia e detit pushton pamjen po aq sa edhe qielli blu. Në piano është një djalë 9-vjeçar që shijon fuqinë e natyrës, të trashëguar që nga shekulli i gjashtë para Krishtit, një peisazh fantastik. Kjo është panorama e dhjetë sekondave të para kur ulesh të dëgjosh e të shijosh krijimin e Stelios Kerasidis, një djali që ka fituar zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë të luajë në piano qoftë edhe vetëm një herë. 9-vjeçari që po arrin të surprizojë botën për mënyrën se si interpreton, këto dy vitet e fundit ka mahnitur edhe më shumë kritikët e muzikës klasike, pedagogët në të gjithë botën, muzikantët dhe interpretët që e duartrokasin po aq sa edhe dashamirësit e muzikës klasike. “Renaissance Waltz” u krijua si një thirrje për të menduar më shumë për natyrën dhe mjedisin, tani që izolimi nga CoronaVirusi mbaroi. Një mesazh që nuk na e dha vetëm pandemia, por edhe Stelios Kerasidis përmes muzikës së tij në piano. Më herët, ai ka shkruar edhe “Isolation Waltz”, dedikuar periudhës së vështirë kur bota u mbyll në emër të jetës. E po kështu në emër të jetës është edhe krijimi i fundit që vjen si një mesazh kundër luftës. Stelios Kerasidis, gjithë këto mesazhe vjen për t’i përcjellë edhe në Tiranë përmes interpretimit të tij pianistik.

Kjo ngjarje artistike që prezanton një pjesë të kulturës greke në botë fatmirësisht mbërrin edhe në Sheshi Skënderbej në Tiranë duke bërë fatlumë të gjithë ata që do ta shijojnë këtë koncert në 23 maj në ora 18:30. Ky koncert do të shpërndajë njëlloj magjinë që ka përcjellë Stelios Kerasidis në botë, në Teatrin e Vienës apo te publiku i Parisit, nga Royal Albert Hall of London e deri te Carnegie Hall në New York. Një copëz e Greqisë do të vijë me interpretimin e tij edhe në Tiranë. Ndaj jemi të gëzuar kur shkruajmë se mirëpresim në skenë Stelios Kerasidis, fituesin e çmimeve të para në kompeticionet ku ka marrë pjesë, artistin e miliona klikimeve në të gjithë botën, pianistin e duartrokitur nga skenat më moderne e deri te amfiteatrot antike të Greqisë. Në Tiranë, më 23 maj në Sheshin Skënderbej.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...