Symphonic Rebetico

Një orkestër simfonike që u duartokit, teksa performonte virtualisht kur e gjithë bota e shijonte artin nga shtëpia. Instrumentistët grekë, në kohën më të ashpër të Coronavirusit bënë bashkë 54 muzikantë nga 11 vende të botës për të performuar live në emër të jetës. Disa prej këtyre muzikantëve do t’ia shijojmë magjinë e muzikës edhe në Tiranë më 23 maj 2022 në ora 20:30 në Sheshi Skënderbej, Tiranë.

Ambasada Greke i ka sjellë edhe më herët në Shqipëri këto muzikantë. Për ata që kanë mundur ta shijojnë muzikën e tyre në sheshin kryesor të qytetit të Korçës, pranë Katedrales dhe nën shkëlqimin e hënës e dinë shumë mirë se përvoja që patën në MIK FESTIVAL do të vijë po aq magjike edhe në Sheshin Skënderbej. Sepse orkestra Symphonic Rebetiko do të interpretojë më të mirat e repertorit të vet në kuadër të transmetimit të vlerave kulturore te Greqisë. Sepse misioni i tyre është pikërisht ky: të përcjellë magjinë që kanë trashëguar nga tradita muzikore greke e Smirnit dhe Konstandinopojës ndër vite. Për këtë veçanti e për këtë origjinalitet që e ruajnë përmes muzikës që interpretojnë ngado në botë, Rebetikosi zhanër muzikorështë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Ndaj, kjo ftesë nuk vlen vetëm për të dëgjuar muzikë të mirë, por edhe si një mundësi e artë për t’u njohur edhe me disa nga trashëgimitë më të vlerësuara në botë, tinguj që vështirë t’i dëgjoni çdo ditë. Symphonic Rebetiko ju pret më 23 maj 2022 për të çelur Javën e Kulturës Greke në Shqipëri.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...