Tiranathlon

Disa minuta larg qendrës së Tiranës, në Farkë, rikthehet TIRANATHLON, një nga eventet më interesante sportive që bën bashkë aventurën dhe natyrën. Liqeni i Farkës dhe pamja e Malit të Dajtit ka joshur turistë nga e gjithë bota këto kohë, por me një event të tillë, vendi premton më shumë adrenalinë.

Të gjithë e dinë se Lojërat Olimpike, u frymëzuan nga aktivitetet në Olimp të Greqisë. Ishin Lojërat Olimpike Antike. Në botën moderne, shumë afër Greqisë, Tirana mirëpret një përvojë disi më moderne sportive, triathlonin, një garë me tri disiplina “olimpike”: notin, çiklizmin dhe vrapin. Dhe vendi ku do të mirëpritet ky kompeticion nuk është rastësisht në Farkë. Jo vetëm për ujërat e pastër dhe gjithë natyrën mikrpitëse për sportistët, por edhe sepse është vendi ku do të marrë jetë eventi është pagëzuar si Parku Helen. Në javën e kulturës greke, më 29 maj 2022 ambasada e Greqisë në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës sjellin në kryeqytet “TIRANATHLON”. Dhe nuk kishte se si të mungonte në kalendarin e eventeve një ngjarje sportive si kjo.

Tirana, shpallur kryeqyteti i rinisë këtë vit ka edhe një motiv më shumë për të pritur sportistë nga disa vende të botës për t’u bërë pjesë e TIRANATHLON, por sigurisht ftesa është për të gjithë ata që e duan aventurën sportive, adrenalinën dhe lidhjen me natyrën. Ndaj, aty jashtë dritares, ju pret një botë tjetër, që ju sfidon ta eksploroni me sportivitet.

Bëhu edhe ti pjesë e TIRANATHLON, shumë thjeshtë. Me një klik na vizitoni www.tiranathlon.com për të zbuluar dy kategoritë sportive konkuruese dhe po kaq e thjeshtë është të regjistroheni për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të jashtëzakonshme.

Bashkohuni në festën ku forca e natyrës dhe ajo e njeriut bëhen bashkë!

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...