UrbanAct – Mural Program

Ata kanë qenë edhe më herët në Shqipëri dhe disa prej nesh me siguri i kanë shijuar ngjyrat dhe energjinë e tyre përmes imazheve që ata lënë gjithnjë pas. Emri më i mirë i akuarelit në Shqipëri, artisti Helidon Haliti na i ka prezantuar ne dhe studentëve të tij në Akademinë e Arteve artin e tyre, një përpjekje artistike që kontribuon në afrimin e dy kulturave dhe zhvillimin. UrbanAct këtë herë mbërrijnë sërish për të lënë gjurmët e tyre përmes artit vizual.

Për vite të tëra, qytetet e Shqipërisë ishin të dominuara nga grija, sepse e tillë duhet të ishte dhe imagjinata e banorëve të tyre. Pa ngjyra, pa liri, pa revoltë ose mesazhe. Vetëm kështu mund të kishte hapësirë për një shtet diktatorial, por edhe më vonë të sapodalë nga sistemi komunist. Si për t’ju kundërvënë asaj të shkuare, qytetet shqiptare në vitet 2000 nisën të rivishen, të prezantohen me një fytyrë tjetër. Djem të rinj të talentuar nisën të vizatonin në mure. Më vonë kuptuam që ky është arti i rrugës, në gjuhë teknike quhej grafiti dhe liria vizuale shfaqej edhe në këtë mënyrë. Në Greqi një grup të rinjsh të bashkuar nën emrin UrbanAct kanë të njëjtin mision.

Finiqi dhe Dropulli janë bashkitë që do t’i mirëpresin të rinjtë që vijnë nga Greqia për të ndërtuar ura komunikimi përmes artit. Vetë qendrat dhe rrugicat e këtyre bashkive janë ato që do të trashëgojnë për një kohë të gjatë artin dhe gjurmët e këtij grupi artistik.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...