LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European Archeological Film Festival “Archeovision“, që organizohet për herë të dytë në Shqipëri, me dokumentarin “Lojërat Olimpike Nga miti në ringjallje. Historia e Lojërave Olimpike dhe ringjallja e tyre në kohët moderne”.

Shpirti olimpik, vlerat universale olimpike të lindura në Olimpia e Lashtë – rivaliteti fisnik, përsosmëria, forca fizike, ndërprerja e konflikteve të luftës – vlerat unike që shoqërojnë njerëzimin deri më sot, nxirren në pah përmes historisë, artit dhe kulturës. Në dy orë, dokumentari i Radio Televizionit Grek (Ε.Ρ.Τ.) i çon shikuesit në një udhëtim në Olimpinë e Lashtë, ku lindën Lojërat Olimpike, dhe prej andej, me ndalesa në qytete të rëndësishme si Athina, Parisi dhe Vjena, nxjerr në pah aspekte të panjohura nga ringjallja e Lojërave Olimpike në epokën moderne. Momentet e historisë olimpike të lidhura me Revolucionin Grek dhe Francez, dokumentet muzikore dhe zanore të shekullit të 19-të janë të lidhura në mënyrë harmonike në këtë prodhim unik evropian, i cili nxjerr në pah vlerat që ndërthuren drejtpërdrejt me frymën olimpike.

Dokumentari u shfaq për herë të parë në televizionin grek para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios. Tani vjen për të transportuar audiencën shqiptare në një udhëtim tërheqës në Greqi dhe Evropë përmes historisë së Lojërave Olimpike.

Ju presim të mërkurën më 26 tetor 2022 në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht...