Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022

Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë i la trashëgimi botës moderne, organizohet sivjet për të 6-in vit në Tiranë. Është një kënaqësi e veçantë për Ambasadën e Greqisë që të marrë pjesë sërish në këtë ngjarje të madhe sportive si bashkëorganizatore.

Maratona e Tiranës tashmë është vendosur si institucion dhe tërheq mbi 2500 pjesëmarrës, të cilët garojnë jo vetëm në itinerarin “klasik” 42 km, por edhe në gjysmë maratonën 21 km, si dhe në garën 10 km. Një tjetër kategori me emrin karakteristik “We too” i fton të gjithë, pavarësisht gjendjes fizike, të marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv pa ankthin e arritjes së performancës sportive. Krahas itinerarit për të rriturit, fëmijët ftohen të marrin pjesë në Fun Run dhe të anëtarësohen në gëzimin e sportit, lëvizjes dhe pjesëmarrjes në një aktivitet fizik. Të gjithë e kanë një vend në Maratonë, pa diskriminime apo përjashtime!

Me pikënisje sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës, sportistë, të vegjël e të mëdhenj, ftohen të marrin pjesë në një garë vrapi që ofron gjithmonë emocione! Më shumë se çmimi jo i vogël për fituesit, çmimi më i madh për të gjithë pjesëmarrësit është përvoja e pjesëmarrjes, ndjenja se duke marrë pjesë në Maratonë po merr pjesë në frymën e lojës së ndershme.

Ambasada e Greqisë në Tiranë mbështet sportin dhe, pasi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për organizimin e Maratonës, angazhohet të mbështesë nismat që nxisin frymën sportive, promovojnë vlerat e rivalitetit dhe konkurrencës fisnike dhe forcon lidhjet e miqësisë midis popujve.

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen e internetit të Maratonës në: https://tiranamarathon.com/en/

Lajme të tjerë

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht...