Mesazhi i kryeministrit të Greqisë z. Kyriakos Mitsotakis për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në

I dashur kryeministër,

Të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje,

Jam i lumtur që marr pjesë në festimet e Konferencës së parë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një ngjarje me rëndësi të madhe për vendin tuaj, për rajonin dhe për BE-në.

Prandaj ju përgëzoj të gjithëve për këtë arritje të madhe, e cila është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e aspiratave tuaja për t’iu bashkuar familjes evropiane. Sot ne gëzojmë me ju sepse besojmë se e meritoni.

Greqia ka qenë mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, që nga Samiti i Selanikut në 2003, dhe ka luajtur rolin e avokatit mbrojtës në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme për përparimin tuaj.

Procesi i anëtarësimit në BE do të thotë që ju e pranoni transformimin tuaj themelor si shtet dhe si shoqëri, që të jeni gati për t’u anëtarësuar. Siç ndodhi me Greqinë dhe vendet e tjera, ju kërkuan të punoni në një agjendë reformash të thella përpara se BE të ishte në gjendje të fillonte negociatat me shtetin tuaj. Nën drejtimin tuaj u morën vendime të vështira por të guximshme që sollën rezultate.

Greqia, si fqinji juaj i imediat ju uron më të mirat. Lidhjet që na bashkojnë tregojnë se kur përparoni të dy bëhemi më të forte. Minoriteti grek në Shqipëri dhe shumë shqiptarë që e kanë kthyer Greqinë shtëpinë e tyre, përbëjnë një lidhje organike mes nesh. Kam bindjen se vendimi i sotëm do thotë një të ardhme më të mirë edhe për ata.

Përgëzime Shqipëri!

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin...