“Big Band” Philippos Nakas
Profesor/Dirigjent: Christos Anastasiadis
Philippos Nakas Big Band vjen nga Thessaloniki për të marrë pjesë në “Gjon Mili, Jazz & Blues Festival”. Më 16 korrik në Korçë do të shijojmë meloditë dhe energjinë që sjell ky grup muzikor me të rinj.
Pas shumë vitesh me arritje dhe duke pasur pozicionin më të lartë në mesin e Konservatorëve të Greqisë, Konservatori Philippos Nakas, ka ndërmarrë një tjetër lëvizje pioniere dhe unike duke krijuar “Big Band”. Një grup i përbërë nga muzikantë të vitit të fundit të Konservatorit dhe jo vetëm. Nën drejtimin e profesor Christos Anastasiadis dhe me të vetmen armë punën e palodhur, orkestra ka arritur të interpretojë vepra të Duke Ellington, Maynard Ferguson, Sammy Nestico, Chuck Mangione, Stan Genton etj. Ka dhënë shumë koncerte dhe është shfaqur në Klube të ndryshme Jazz të Thessaloniki.
Qëllimi është të ngjajë me Big Band-et e mëdha të viteve 50, 60 dhe 70 në Amerikë duke pasur atë tingullin e pasur dhe shpërthyes.
Në këtë orkestër do të takoni njësi të talentuara, por mbi të gjitha një ansambël të bashkuar dhe të ngushtë që lëviz me lehtësi në melodi shpërthyese, dinamike por edhe në melodi shumë të buta. Dëgjuesi është i mahnitur nga pjekuria dhe performanca e këtyre muzikantëve të rinj që i binden dirigjentit të tyre me disiplinë të pakrahasueshme!


