Pogon Race 2022

Gara më e madhe e çiklizmit malor në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë! Ju ftojmë të vraponi me biçikletë nëpër fshatrat e bukur, piktoreske dhe historike të Pogonit dhe të shijoni çdo moment unik që ofron ky vend. Peizazhe të papara dhe bukuri natyrore unike në Pogon, ku natyra është treguar dorëlëshuar me të . Regjistrohuni tani dhe përjetoni këtë aventurë në maksimum.

Me pikënisje teatrin e lashtë të Adrianopojës në Sofratikë, një itinerar mahnitës prej 50 kilometrash pret adhuruesit e çiklizmit malor dhe premton emocione unike.

Nëpërmjet këtij itinerari pjesëmarrësit do të njihen me fshatrat magjepsëse të Pogonit në Bashkinë e Dropullit, në një zonë ku arkitektura mbresëlënëse e ndërtuar me gurë dhe natyra e paprekur nga njeriu krijojnë një kombinim unik, ku pyjet e virgjër dhe flora dhe fauna unike tërheqin vëmendjen, çiklizmi malor merr një tjetër dimension. Një eksperiencë e paparë dhe një mori emocionesh do t’ju falin kujtime të mrekullueshme!

Ju presim të shtunën më 20 gusht 2022 në teatrin antik të Adrianopojës në Sofratikë për nisjen e garës! Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve për fituesit, të gjithë  së bashku do të shijojmë gëzimin e pjesëmarrjes me një festë të vogël!

Programi

8:00 – 9:30: Regjistrim në teatrin antik të Adrianopojës në Sofratikë.

9:30-10:00 : Informacion rreth garës.

10:00: Nisja e garës.

Ora 16:00: Ceremonia e mbylljes

Për t’u regjistruar, vizitoni faqen https://pogonrace.com/

Lajme të tjerë

Maratona e 6-të e TIRANËS

23 tetor 2022 Maratona: Gara triumfuese që Greqia e lashtë...

LOJËRAT OLIMPIKE @Archeovision Festival

Ambasada e Greqisë në Tiranë merr pjesë në European...

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet TYJO

Ambasada e Greqisë në Shqipëri mbështet orkestrën e jazz-it...

Konstantinos Argyros në Beer Fest në Korçë

Konstantinos Argyros, një nga këngëtarët më të njohur dhe...

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run

Edicioni i 3-të i DEROPOLI Run – 14 gusht...