Stelios Kerasidis në piano

Eventi: 23 Maj 2022

Ora: 20:10

Vendi: Sheshi Skënderbej, përballë Operas, Tiranë

Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Minisitria e Kulturës, Bashkia e Tiranës

Prezantimi: Stelios Kerasidis është një djalë që ende pa mbushur 10 vjeç i tregoi botës forcën e muzikës. E ndonëse duartrokitjet e para i mori në Greqi, artisti i vogël në moshë, por i matur në piano, tregoi brenda dy viteve se talenti dhe puna të çojnë larg. Ka performuar në Vienë, Itali, në një nga sallat koncertore të Mbretërisë së Bashkuar e po aq duartokitet në Francë e kudo ku jehon muzika e tij. Sepse ndonëse e nisi duke interpretuar, sot pas tre vitesh në piano Stelios Kerasidis edhe kompozon. Mjafton të kërkoni në botën virtuale për të dhe do të gjeni vëmendjen e mediave më të njohura në botë që i dedikojnë këtij talenti hapësirën e vet. Është një magji ta shijosh muzikën që interpreton ky artist, ndaj nuk është rastësi që Java e Kulturës Greke nis me Stelios Kerasidis në Tiranë.

Ftesë: Stelios Kerasidis, djali 9-vjeçar që njihet si fëmija mrekulli në piano, një talent i vërtetë që jo vetëm luan në piano, por edhe krijon, vjen në Tiranë. Kerasidis i klikuar tanimë nga e gjithë bota do të sjellë në kryeqytetin shqiptar përmes tastierës pianistike mesazhin e kësaj jave të kulturës, për të qenë bashkë dhe jo të ndarë dhe këtë e bën me krijimet e tij, himnin e fundit që ai ka krijuar kundër luftës në Ukrainë, “Valsin e izolimit” që Kerasidis e krijoi gjatë pandemisë, apo “Renaissance Waltz” që 9-vjeçari e shkroi për mjedisin. Me këtë koncert tejet shpirtëror e magjik, njëlloj sikurse premton të jetë muzika e mirë, nis edhe festa e Greqisë në Tiranë. Ndaj mos e humbisni koncertin e Stelios Kerasidis tek Sheshi Skënderbej më 23 maj ora 20:10.

Për t’u njohur me shpirtin e këtij artisti, vizitoni hapsirën e tij muzikore në kanalin muzikor YouTube: https://www.youtube.com/channel/UC1Epw1Iwor9X5xOxrqJGMQA