UrbanAct – Mural Program

Eventi: 23 Maj 2022

Vendi: Finiq dhe Dropull

Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Minisitria e Kulturës, Bashkia Finiq, Bashkia Dropull

Produksioni: Urban Act / www.urbanact.gr

Artistët: Kez / www.kez.gr & Same84 / www.same84.com

Sponsor: Isomat, Aed Color

Prezantimi: UrbanAct janë një grup të rinjsh që artin e tyre vizual e prezantojnë në rrugë përmes grafiti në mur dhe piktura shumëngjyrëshe, kryesisht me një tematikë që i përqaset të gjithëve dhe me mesazhe të qarta për shoqërinë. Këta të rinj të talentuar vijnë sërish në Shqipëri. Kanë qenë edhe më herët në vendin tonë nën ftesën e një prej piktorëve më në zë si Helidon Haliti. Këtë herë rikthehen për të përcjellë imazhet e tyre në Bashkinë e Dropullit dhe atë të Finiqit për të lënë gjurmët e tyre përmes ngjyrave. Le t’i mirëpresim këta të rinj të talentuar.

Ftesë: Me qëllim që ngjyrat, mesazhet dhe veçantia e imazheve të tyre të prekë edhe Finiqin e Dropullin, vijne të rinjtë që janë bashkuar në emër të artit vizual me emrin UrbanAct. Si brenda Greqisë ku ata operojnë më së shumti, po ashtu edhe jashtë saj ku kanë rrugëtuar, ata kanë lënë gjurmët e tyre përmes grafitit, një lloj pikture që pritet t’i shtojë ngjyrat edhe këtyre dy zonave të Shqipërisë.

Për më shumë shije nga arti i tyre vizitoni:

UrbanAct

www.urbanact.gr

fb/urbanact.gr

@urbanactgr